Deputetët e Komisionit të Sigurisë së Parlamentit të Kosovës janë pritur në një takim zyrtarë nga zëvendësministrja e Mbrojtjes në Shqipëri, Dallëndyshe Bici dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura shqiptare, gjeneralmajor Bajram Begaj.
Gjatë bisedës, ku morën pjesë edhe deputetë të Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë, zëvendësministrja e Mbrojtjes vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer dhe vëllazëror midis dy vendeve fqinje, sipas një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes.
Në takim u diskutua mbi implementimin e marrëveshjeve midis dy qeverive, në veçanti atë në fushën e Mbrojtjes, që dy ministrat e Mbrojtjes e nënshkruan më 18 maj 2021, në Prishtinë.
Zëvendësministrja Bici u shpreh se “Shqipëria mbetet e angazhuar në fushatën e saj diplomatike për shtimin e vendeve që njohin shtetin e pavarur të Kosovës dhe tashmë edhe në cilësinë e anëtarit të Këshillit të Sigurimit të OKB”.
Bici konfirmoi mbështetjen e pakushtëzuar të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë dhe në veçanti të Forcave të Armatosura për Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës dhe Forcën për Sigurinë e Kosovës, në veçanti drejt proceseve integruese euroatlantike./arbresh.info/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin