Analistja politike në Kosovë, Besa Shahini me tu emëruar zëvendës ministre e Arsimit në Shqipëri nga kryeministri Rama lajmin e ka bërë të ditur edhe vet përmes një shkrimi në profilin e saj në facebook. Ajo ka shkruar se ndihet e nderuar që puna e deritashme i vlerësohet si aset në Qeverinë e Shqipërisë.
Ky është shkrimi i plotë i saj në faccebook:
“Kryeministri Rama sot më emëroi zëvendësministre të Arsimit në qeverinë shqiptare.
Ndihem e nderuar që puna ime e deritanishme në fushën e arsimit vlerësohet si aset në qeverinë e Republikës së Shqipërisë.
Shpresoj që kontributi im të çojë tek përmirësimi i mëtutjeshëm i shkollave dhe arsimit në Shqipëri. Marrë parasysh që standardet e arsimit shqip vendosen në Tiranë, arritjet atje domosdoshmërisht do të ndikojnë në përmirësimin e arsimit në Kosovë dhe vendet e tjera shqipfolëse në rajon.
Punën time në Shqipëri e shoh si thellim të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe tejkalim të kufijve në interes të përfitimit të përbashkët të shqiptarëve”.
Mbrojtja nis deklaratat përmbyllëse: Selimi është i pafajshë...
Trafiku Urban dhe sindikata arrijnë marrëveshje, shmanget gr...
Gërvalla ia dorëzon detyrën Konjufcës me plotë lëvdata për p...
Doyle: Vendimi për Thaçin dhe të tjerët pritet brenda tre de...
Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë
Në 15:00 mblidhet kryesia e kuvendit, në rend dite propozimi...