Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet që kanë përjetuar emigracionin më të lartë të popullsisë në vendet post-komuniste që nga viti 1990.
Raporti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim tregon se Shqipëria ka humbur rreth 40 për qind të popullsisë së vitit 1990 deri në vitin 2023, vetëm përmes emigracionit neto, niveli më i dytë më i lartë në Europë.
Nga ana tjetër, shtesa natyrore ka qenë pozitive për pjesën më të madhe të periudhës dhe ka kompensuar rreth 27 për qind të popullsisë së vitit 1990, çka e zbut pjesërisht goditjen, por jo aq sa të neutralizojë flukset e largimit, raporton euronews.al.
Edhe Kosova ka humbur 50% të popullsisë së vitit 1990 për të njëjtën periudhë, niveli më i lartë në Europë, ndonëse ka pasur një shtesë më të lartë natyrore se Shqipëria me gati 40%.
Raporti thotë se ky boshllëk i madh demografik po përkthehet në një frenim të ndjeshëm ekonomik për Shqipërinë. Në grafikun e dytë të raportit, BERZH mat për herë të parë ndikimin vjetor të demografisë në rritjen e PBB-së për frymë.
Për Shqipërinë, kontributi i popullsisë ka qenë negativ gjatë viteve 2000–2023, me rreth –0.2 pikë përqindje rritje të humbur çdo vit.
Për periudhën 2024–2050, ndikimi pritet të thellohet në –0.3 deri –0.4 pikë përqindje në vit, duke e bërë Shqipërinë një nga ekonomitë më të ekspozuara në gjithë rajonin e BERZH.
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...