Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se 24-vjeçari nga Përmeti, Endri Dhimitri vdiq pas dhunës së ushtruar në rajonin e policisë.
Berisha ka publikuar në mbrëmje mesazhin e një qytetari dixhital, i cili thotë se i riu është bërë i vdekur në polici pas një ngatërrese në një lokal në kryeqytet. Ish-kryeministri i bën thirrje prokurorisë të hetojë me përparësi këtë dëshmi.
STATUSI I BERISHËS
Qytetari dixhital denoncon:
Vdekjen e të riut Endri Dhimitri si vrasje shtetërore në rajonin e policisë! I bëj thirrje prokurorisë së shtetit të hetojë dhe verifikojë me përparësi këtë dëshmi, akuzë të rëndë për vrasjen e një të riu në rajonin e policisë! sb
“Doktor ju përshëndes!
Sapo fola dhe njëherë një personin që ma referoi se Endri Dhimitri është bërë i vdekur në rajon të policisë
Ai më tregoi se i ndjeri është rrahur keq nga policia një natë më parë në rajon për shkak të një ngatërrese në një lokal dhe policia fsheh faktin që e ka marrë dhe rrahur shtazërisht në rajon.
Kjo mund t’i ketë shkaktuar dhe hemorragjinë e fshehtë. Ai kishte ardhur nga Përmeti në Tiranë. Jeton vetëm me babanë e moshuar dhe nuk as motër apo vëlla. Pak njerëz të afërm. Këto janë të dhënat. Çdo të mirë për ju!”
Dënohet me një vjet burgim me kusht A.I që kërcënoi gazetarë...
Kritika për Araújon pas ndeshjes me Newcastle: mbrojtësi uru...
Barcelona merr një lajm të mirë nga Eric Garcia
Litri i naftës arriti deri në 2.07 euro në Shqipëri
Lufta me Iranin, Trump: Do të përfundojë së shpejti, nuk ka ...
FSHF prezanton fanellat e reja në prag të play-offit të Kupë...