Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh kritik me Bashkimin Evropian dhe administratën e Biden, të cilët sipas tij mbështetën narkodiktaturën në Shqipëri.
Deklaratën Berisha e bëri gjatë fjalës në konferencën ndërkombëtare me bordin ekzekutiv të Forumit të Grave në EPP, me temë: ‘Fuqia e Grave në Politikë’.
“Është narkoshteti i parë që instalohet në Europë. Për narkodiktaturë, të nderuara zonja ka patur probleme të shumëanshme. Ndonëse shkruhet gjerësisht dhe është analizuar shumë mirë nga analistë, nga studiues, përsëri edhe lehtë nuk pranohet. Nuk pranohet se kjo narkodiktaturë, të jem i sinqertë me ju, ndërtimi i saj u mbështet nga administrata e shkuar e Shteteve të Bashkuara, por në një farë mënyre u bekua me heshtje dhe nga Bashkimi Europian”, u shpreh Sali Berisha.
Berisha vuri theksin tek arrestimet e liderëve të opozitës dhe kontrolli i drejtësisë nga regjimi.
“Shqipëria ka një prokurori e cila lavdërohet në mënyrë të paimagjinueshme, gjerësisht. Por, cila është kjo prokurori speciale? Kjo prokurori speciale është një prokurori e cila nuk mund të prekë asnjë aferë që shkon tek narkodiktatori, ndërkohë arreston, burgos, pa prova dhe si persona nën hetim, vetëm si persona nën hetim, liderët e tre partive kryesore opozitare, merr mandate deputetësh. Sot kemi deputetë në burg, kemi të tjerë drejtues në arrest shtëpie”, tha Berisha.
Berisha vlerësoi këtë organizim si një mbështetje të rëndësishme për PD-në dhe lirinë në vend./Tv Klan
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...