Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zhvillojë ditën e sotme, në orën 15:00, një takim me bashkëatdhetarët shqiptarë në Napoli.
Para këtij eventi, Berisha ka zhvilluar një takim edhe me Kryetarin e Komunës Antonio Trombetta, Nënkryetarin Pasquale Salzillo dhe Këshilltarin Domenico Moriello në biznesin e afaristit shqiptar Kujtim Potja.
Ka qenë vetë Berisha që ka ndarë pamje nga takimi në fjalë, teksa shihet se të pranishmit i dhurojnë kryedemokratit edhe një shishe shampanje dhe një dorezë boksi, të dyja në ngjyrë ari.
“Momente nga takimi sot me Kryetarin e Komunës Antonio Trombetta, Nënkryetarin Pasquale Salzillo dhe Këshilltarin Domenico Moriello në biznesin e afaristit shqiptar Kujtim Potja”, ka shkruar Berisha krah videos së publikuar në faqen e tij në Facebook./A2
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...