Ish-presidenti e ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka pyetur në profilin e tij në Facebook, nëse kryeministri aktual Edi Rama kërcënimin e IS-it për pushtimin e Ballkanit si argument apo kërcënim për BE-në.
“Edi Rama që kur ka ardhur në pushtet ka zëvendësuar zbatimin e shtetit ligjor, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, respektimin e institucioneve të pavarura, zgjedhjet e lira, pra zbatimin e kritereve të Kopenhagenit, me kërcënimin e rrezikut islamik që mund të paraqes Shqipëria për shkak të besimit mysliman të shumicës së shqiptarëve apo rrezikut të shndërrimit të Shqipërisë në hapësirë të madhe të islamit radikal”, ka thënë Berisha.
“Sot terroristët aventuriere të ISIS deklaruan se do pushtojnë Ballkanin. Pavarësisht se pretendimi i Ramës është hedhur poshtë disa herë nga shtetarë perëndimorë, Fuga i tij ka shpërndarë sot gjithë ditën në të gjitha mediat me porosi të Ramës kërcënimin e IS-it për pushtimin e Ballkanit dhe mësohet se nesër Rama nis një letër drejt kryeministrave të vendeve anëtare të BE me titull ‘Ose na pranoni në BE ose na mori Kalifati’”, ka shtuar ai.
Tërnava: Po tentohet njollosja e UÇK-së dhe barazimi me regj...
RENEA konfirmon vendin në elitën botërore, Shqipëria garon m...
Zyrtare/ Drita transferon Kemehlo Nguena
43 ditë pas zgjedhjeve, KQZ sonte i certifikon rezultatet e ...
Supremja refuzon të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-...
Sindikatat e punëtorëve të të gjitha kategorive mbështesin M...