Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një koment në faqen e tij në Facebook ku thotë se burime nga aeroporti i Rinasit e kanë informuar se këtë të mërkurë kryeministri Edi Rama është nisur me një avion në dispozicion për në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Berisha thotë se nuk dihet qëllimi i këtij udhëtimi të fshehtë pikërisht në 1-vjetorin e tërmetit që goditi rëndë vendin tonë, por shton se vaksinimi anticovid mund të jetë arsyeja kryesore e udhëtimit blic sepse sipas tij të enjten Rama do të kthehet sërish në Tiranë.
“Pavarësisht nga arsyeja e këtij udhëtimi blic, unë dënoj me ashpërsinë më të madhe përdorimin nga Edvin Hajduti të avionit në dispozicion në vend të linjave tregtare. Një udhëtim me avion të madh si ky i Edvinit në dispozicion për në Abu Dabi shkon të paktën 200 mijë euro në një kohë kur në spitalet covid vdesin të sëmurë për mungesë oksigjeni” – shkruan Berisha.
Zyrtarisht nga kryeministria nuk ka asnjë reagim për një udhëtim të kryeministrit Rama dhe as një reagim për këtë akuzë të ish-kryeministrit Berisha. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë pranuar të vaksinohen me një produkt të prodhuar në Kinë. Kjo vaksinë është marrë edhe nga sheiku i Dubait./lapsi/
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”