Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë para gazetarëve, nga ku i ka bërë thirrje kryeministrit Rama të pranojë hetimin ndërkombëtar për çështjen e CEZ-it.
Berisha tha se ky hetim duhet të nisë që nga dita kur kompania erdhi në Shqipëri e deri në firmosjen e marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë çeke.
Ai akuzoi kryeministrin se ka bërë me CEZ-in një ndër pazaret më të fëlliqura, në të cilin janë ndarë dhjetëra e dhjetëra milionë euro në kurriz të qytetarëve shqiptarë.
Sipas Berishës, vetoja e shumëpërfolur e Çekisë në BE dhe tri ligjet e vendosura si kusht për statusin kandidat ishin pjesë e pazareve që Rama kishte bërë. Në këtë drejtim ai kritikoi edhe Çekinë që ka përdorur veton e saj për të bërë tregti me statusin e Shqipërisë për në BE.
Berisha ka këmbëngulur se Rama e do në burg Metën, dhe se këtë ai ia ka thënë edhe vetë Metës. Berisha shtoi se Rama e ka çuar dosjen e Metës në Gjermani dhe Bruksel.
“I kam thënë Ilir Metës që ky u kthye nga Gjermania dhe tha se më kërkuan gjermanët Ilir Metën se e duan në burg. Unë ia thashë se ishte e vërtetë , ishte e vërtetë. Në Bruksel ishte e vërtetë, ia tha më kërkuan në burg. Unë jam i vetmi që i kam thënë në mënyrë të përsëritur se ti je një skllav, ti nuk duhet të rrish aty, se në nëse të vjen e të thotë nga Brukseli këto, atëherë ti ke një rrugë. Urdhëro i thuaj gjermanëve dhe Brukselit silli të hetohem. Po Edi Ramës i kanë thënë mbi bazën e dosjes që ke sjellë ti mbi Ilir Metën”, tha Berisha.
Ish-kryeministri tha se vlerëson faktin që Ilir Meta iu bashkëngjit kërkesës së tij për hetim ndërkombëtar. I pyetur nëse është pro një aleance PS-PD, Berisha tha se është për bashkimin e votave në Parlament, për një hetim ndërkombëtar të çështjes CEZ.
“Liria Ka Emër” projekton mesazhin “Ende duke mbrojtur lirin...
Kurti mori pjesë në konferencën e dytë ndërkombëtare të IKKL...
Më 27 shkurt, deklaratat hyrëse për Thaçin e të tjerët
Osmani pranon urime nga Mbretëria e Arabisë Saudite
Mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshin “Drejtësi, jo p...
Reali hyn me këtë 11-she ndaj Benficas në Lisbonë