Një ditë para protestës së 7 korrikut, Sali Berisha shprehu bindjen se pjesëmarrja do të jetë masive, teksa pati edhe një paralajmërim për Policinë e Shtetit.
“Paralajmëroj të gjithë llojet e policive se çdo presion, çdo qëndrim, çdo përpjekje për të intimiduar, për të dhunuar, për të penguar popullin opozitar do të regjistrohet dhe do të marrë ndëshkim personal të merituar ligjor. Paralajmëroj të mos provokojnë protestuesit. Edi Rama është i ftuar të mendojë dorëheqjen e tij sa më parë”.
Këtë deklaratë Sali Berisha e bëri në përfundim të tryezës me shoqërinë civile ku u promovua libri “Shqipëria në Rrezik”.
Pasditen e të enjtes pritet që protestuesit të mblidhen në sheshet “Skënderbej” dhe “Nënë Tereza” dhe pranë selisë qendrore të PD-së për t’u bashkuar më pas para objektit të Kryeministrisë./ A2 CNN
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...