Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, po thotë se ka mungesë të transparencës ndaj publikut për krimin e shëmtuar që ndodhi sot në Lazarat.
Ai, përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook shkruan se disa prej personave që gjenden në listët e të kërkuarve figurojnë edhe persona që janë në burg.
Më poshtë lexoni të plotë shkrimin e Sali Berishës:
Mungese transparence ndaj publikut për krimin e shëmtuar të sotëm në Lazarat!
Ngjarja e sotme në Lazarat, në të cilën u vra një efektiv i RENEAs dhe u plagosen dy police te tjere ishte një krim i shëmtuar. Duke shprehur te gjithë solidaritetin tim me forcat e rendit dhe Prokurorinë e Shtetit për gjetjen dhe vendosjen para ligjit te krimineleve autor te këtij akti, me duhet te denoncoj gjithashtu mungesën pothuaj te plote te transparencës para publikut te tronditur, te rrethanave dhe dinamikes te kësaj ngjarje te rende kriminale, a thua se kemi te bëjmë me një ngjarje private.
Kështu, thuhet se personi i kapur gjatë kontrollit te të cilit është gjuajtur mbi policet ne postbllok, Xhulio Ilir Malo nuk është fare nga Lazarati por nga Kodër Tepelena. Policia ka dale tani me një liste prej rreth 20 personash. Nuk perjashtohet mundesia qe midis tyre te jene dhe autoret e krimit por keta persona prej shume muajve jane ne kerkim e madje ndonje prej tyre thuhet edhe në shoqërim të ndonjë pushtetari. Përvec këtyre, në listën e të kërkuarve figurojnë dhe persona që prej muajsh gjenden në burg. Se fundi, mësohet se disa nga personat në liste kanë shkuar vetë në komisariatin e policisë së Gjirokastrës për të provuar se nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen e sotme apo me ndonjë ngjarje tjetër. Pra duket se Policia po përserit historinë e listës së një viti më parë.
Gjithashtu dihet se prej disa javësh drejtori i policisë së Gjirokastrës është njoftuar se ka fjale se po futen arme ne Lazarat. Ne këto kushte i bej thirrje Prokurorisë të hetoje dhe zbardhe sa me shpejt dhe me transparence te plote rrethanat, dinamiken dhe autoret e kësaj ngjarje te rende, ne te cilën ra ne krye të detyrës oficeri i Policisë, Ibrahim Basha dhe u plagosen dy kolege të tij. sb
Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë
Zhegrova mungoi në stërvitjen e sotme të Juventusit, zbulohe...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...