Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi se opozita ka dorëzuar në prokurori speciale rreth 60 dosje me fakte dhe dokumente zyrtare kundër korrupsionit.
“Kurrë në historinë e këtij vendi nuk është bërë kjo që ka bërë opozita shqiptare kundër korrupsionit, këto dy vitet e fundit. Me dosje të faktuara, me dokumente zyrtare, ne kemi dorëzuar në prokurori speciale rreth 60 dosje. Kemi denoncuar publikisht me qindra akte madhore korruptive të qeveritarëve me dokumente zyrtare. Ne organizuam 44 protesta te Bashkia Tiranë kundër vjedhjeve të Erjon Veliajt, 5D dhe inceneratorit. Jemi përpjekur të bëjmë detyrën tonë ndaj kësaj shoqërie. SKAP-i e dënoi Veliajn për Nesti Angonin”, tha Beria në A2cnn.
“Kjo opozitë ka qenë më aktive se kurrë kundër korrupsionit dhe ka bërë dhjetëfishin e punës që ka bërë SKAP-i dhe kushdo tjetër”, u shpreh më tej Berisha.
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...