Për ish kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën, Arben Frroku, doli nga burgu jo se ishte i pafajshëm por se sipas Berishës, Rama dhe Meta i dhanë urdhër gjykatësit ta shpallte të pafajshëm.
Berisha i referohet për këtë disa informacioneve të ardhura nga një qytetar në adresë të tij. Në mesazh Berisha thotë se tregohen të gjitha lidhjet e Dritan Hallunit, (kreut të trupit gjykues që liroi Arben Frrokun), me Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Sipas këtij qytetari, dy kushërinjtë e Hallunit janë kryetarë të PS-¬së dhe LSI-së Shkodër, ndërsa disa të afërm të tjerë të tij janë drejtues të disa drejtorive të rëndësishme në këtë qytet.
“Të dashur miq, unë po e vendos si status me mirënjohje të thellë mesazhin e Franit, njërit prej nesh që më shkruan për lidhjet me Ramën dhe Metën të kryetarit të trupit gjykues që shpalli të pafajshëm Arben Frrokun duke hedhur poshtë dëshminë e atij që pa me sy dhe njohu vrasësin në vendin e ngjarjes dhe makinën me të cilën u krye vrasja dhe targën e saj! Mesazhi juaj u dëshmon shqiptarëve se Gjykatësi troc Halluni zbatoi vetëm porosinë e Ramës dhe Metës, që vranë për së dyti komisarin Lamaj,” thotë Berisha, ndërsa publikon edhe mesazhin e qytetarit nga Shkodra me emrin Fran.
Mesazhi i qytetarit
“Z. Sali Berisha nuk di a i ke marr vesh të mirat që i bën Edi Rama dhe Ilir Meta Dritan Hallunit në Shkodër për favoret e Arben Frrokut: Kryetar i Partisë Socialiste Shkodër – Andi Halluni (djali axhës Dritan Hallunit); Kryetari i LSI Shkodër – Senad Halluni (djali axhës Dritan Hallunit); Drejtori i OSSHEE Shkodër – Andi Halluni, Drejtori i repartit Maternitetit Spitali Rajonal – Senad Halluni; Përgjegjes Dogana Hani Hotit – Helidon Halluni Drejtoria e tatimeve Shkodër – Kunati i Dritan Hallunit Drejtoria e Tatimeve shefe kontrollit – motra e Dritan Hallunit. Të gjithë fisin e Dritan Hallunit e kanë përkrah për të favorizu Arben Frrokun,” shkruhet në mesazh, ndërsa Berisha e falënderon për informacionin e dërguar./arbresh.info/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...