Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, ka njoftuar protestën e radhës të opozitës.
Gjatë një konference me gazetarët këtë të hënë, kryedemokrati theksoi se protesta do të mbahet përpara ambienteve të parlamentit, ditën kur do të votohet buxheti për vitin 2025.
Berisha theksoi se dita e miratimit të buxhetit do të shoqërohet me protesta të fuqishme dhe ftoi fermerët dhe bizneset e vogla të ngrejnë zërin e tyre dhe t’i bashkohen tubimit.
“Natyrisht, ne kemi zgjedhur që të paraqesim amendamentet tona në komisione dhe seancë plenare, të sigurt se ato nuk do të pranohen nga qeveria, e cila ka një synim kryesor, plaçkitjen maksimale të këtij buxheti nga organizata kriminale që kryeson Edi Rama. Por paraqitja e tyre është një detyrim solemn para shqiptarëve për të bërë avokatinë e tyre dhe për të qenë të obliguar që, në mbledhjen e parë të parlamentit, shumica e PD-së, ato ligje të votohen dhe të hyjnë në fuqi menjëherë. Sigurisht, miratimi i këtij buxheti do të shoqërohet me protestë të fuqishme rreth parlamentit, ku qytetarët, pensionistët, fermerët, të papunët, bizneset e vogla, të gjithë ata që dëshirojnë të thonë zërin e tyre, do të jenë të pranishëm në ditën e plaçkitjes më të madhe të vitit, plaçkitjes së buxhetit në parlamentin e krimit,” tha Berisha./euronews.al
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Ambasada amerikane në Kosovë: Krishtlindje të gëzuara për të...
Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shem...
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Alba i lutet Zotit: Më ndihmo ta harroj ish të dashurin, më ...
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...