Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me qytetarë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Selanik (Greqi).
Në fjalën e tij Berisha u shpreh se, qindra e mijëra shqiptarë në diasporë janë regjistruar.
“Zoti e bekoftë votën tuaj! Por, Shqipëria ka nevojë për votën e qindra-mijërave të tjerëve nga ju, që të vërshoni drejt saj dhe më 11 maj në qendrat tuaja të votimit të firmosni përmbysjen e narkoshtetit, fitoren e demokracisë”, tha ai.
“Të firmosni miq, për t’i rikthyer Shqipërinë shqiptarëve. Të firmosni miq, për t’i rikthyer rininë kombit shqiptar”, theksoi Berisha.
“Të firmosni, për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët nga katastrofa e cila po rrokulliset. Firmosni, për të vendosur demokracinë që askush të mos mendojë ndonjëherë për të marrë mandate politike deputetëve, kryebashkiakëve, për të arrestuar liderët e opozitës për të marrë mandatet për vete. Të firmosni miq, se çfarë ndodh sot në Shqipëri. Dramë, dramë, si Shqipëria nuk ka pësuar vend tjetër në Europë pas rënies së Perdes së Hekurt”, theksoi Berisha.
“Në Shqipëri, 12 vite, nuk po ju flas se, ju e njihni se ku ishte Shqipëria e varfër. Por ama, në vitin 2013, kur u dorëzuan çelësat, shqiptarët, me ato rroga të ulëta, por ishin më të lartat në rajon, me pensione të ulëta, por ishin më të lartat në rajon. Shqiptarët, nuk po pakësoheshin, por përkundrazi, 180 mijë qytetarë shqiptarë nga diaspora dhe emigracioni po ktheheshin dhe u kthyen. Numri i shqiptarëve në Shqipëri po rritej çdo vit”, tha Berisha.
Pra, shtoi ai, “kombi kishte rini. Pra, kombi kishte ëndërr. Se pa rini, as ka ëndërr, as nuk ka të ardhme”.
Berisha tha se, ky dëbim masiv i shqiptarëve nga Shqipëria ndodhi me dy rrugë.
Sipas tij, kryeministri Rama “dilte nga ekrani në ekran, me hekura në dorë. U tregonte shqiptarëve hekurat. Cilët shqiptarëve? Atyre që nuk kishin paguar faturën e energjisë elektrike, atyre që nuk kishin paguar ujin. Po ato ishin çështje civile. Asnjë njeri në botë nuk i zgjidh me hekura. Çështjet civile zgjidhen me çështje civile. Dhe ky, burgosi 37 mijë shqiptarë vitin e dytë të qeverisjes së tij. Enver Hoxha ka burgosur me statistika, gjithsej 17 mijë shqiptarë, në një vit. Rrafshoi rrugica të tëra, biznese e banesa e çdo gjë. Ikni, u tha, nisuni. Shqipëria nuk është për ju. Dhe pastaj, këta njerëz që merrnin rroga dhe pensione më të larta, këta po bëhen çdo vit e më të varfër”.
“Po si mundet? Po. Çmimet rriteshin, rrogat nuk rriteshin. Çmimet rriteshin, pensionet nuk rriteshin. Sofra pakësohej, dhe prindërit, gjyshërit tuaj, detyroheshin t’u thoshin: djem, vajza, paçit fatin tuaj, merrni rrugët, se këtu nuk ka më. Dhe kjo është e vërteta”, tha Berisha.
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...
FSK stërvitje ushtarake në Koliq dhe Badovc fundjavën tjetër...
Berlini dërgon aeroplanë luftarakë në Poloni për shkak të dr...
Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet autori i dyshuar – ...
Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaç...
Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të pa...