Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u takua sot me mbështetës të forcës politike që ai drejton në Athinë (Greqi).
Berisha në fjalën e tij, vlerësoi rolin e emigrantëve shqiptarë në Greqi, duke nënvizuar arritjet e tyre në fusha të ndryshme, si inxhinieri, mjekësi, shkenca, art dhe muzikë.
”Sot nga ju në çdo fushë ka personalitete të shquara, ka këngëtarë, artistë, piktorë, shkrimtarë, sportistë, që nderojnë Greqinë në të gjitha garat me të cilët Shqipëria krenohet dhe do të krenohet”, tha Berisha.
Historia, vijoi Berisha, po përsëritet.
“Ne jemi në sallën që mban emrin e një greko-shqiptare të famshme, Melina Mërkuri. Melina të tjera, Irena Papas të tjera, do të dalin nga ju me të cilat do të krenohet Greqia, do të krenohet Shqipëria”, shtoi ai.
Ai u ndal edhe te marrëveshja me Greqinë për zonat ekonomike dhe detin, për të cilën tha se fitonin të dy palët. “Asnjëra nga vendet nuk humbiste”, deklaroi Berisha.
Por, theksoi ai, ajo marrëveshje u përmbys nga Edi Rama.
“Ajo marrëveshje do të finalizohet me të ardhur PD në pushtet”, deklaroi ai.
Berisha deklaroi se Rama largoi nga Shqipëria 45% të popullsisë.
“Zëri më i fuqishëm, shpresa më e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët jeni ju”, iu drejtua Berisha mbështetësve të tij në vendin fqinj.
Berisha foli për programin e PD-së, teksa siguroi se në 3 muajt e parë të ardhjes së PD-së në pushtet, mjerimi do të marrë fund në Shqipëri.
“Nuk do të ketë më varfëri ekstreme, familjarët tuaj nuk do të kenë më nevojë të blejnë ilaçe dhe kafshatën me paratë tuaja. I ka Shqipëria fondet, por ia marrin hajdutët. Do ta kthejmë Shqipërinë në një vend ku jetohet”, deklaroi kreu i PD-së./atsh.al
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...