Fronti për Shpëtimin Kombëtar ka thërriur protestë ditën e nesërme më 4 Gusht ora 19:00. Këtë lajm e bëri të ditur mbrëmjen e djeshme zyra për shtyp e PD-së, ku theksohej se protesta do të zhvillohet para Ministrisë së Brendshme dhe do të kërkohet dorëheqja e ministrave Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro.
Lidhur me këtë, ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili përmes një postimi në Facebook ka lajmëruar protestën duke theksuar se mbahet për vogëlushen Jonada që humbi jetën dje pasi u godit nga skafi në breg të detiti në Potam të Himarës nën moton: Nuk e vrau varka por e vrau shteti!
“Nesër me datë 4 Gusht në orën 19:00 protestë qytetare për vogëlushen Jonada me moton: Nuk e vrau varka por e vrau shteti! Mbështetje të plotë protestës qytetare”, ka shkruar Sali Berisha në Facebook.
Kjo protestë vjen pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Potam të Himarës. Një vajzë 7-vjeçare u përplas në breg të detit nga një skaf. Plagët ishin shumë të rënda për të miturën e cila ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Drejtues i skafit ishte shefi i policimit në Komunitet në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, Arjan Tase, i cili pas ngjarjes u përjashtua nga radhët e Policisë së Shtetit. /arbresh.info/
Lideri suprem i Iranit flet për herë të parë pas armëpushimi...
Haxhiu: VV-ja nëse do të kishte siguri për 80 vota s’d...
Kurti takon Presidenten e BERZh-it, flasin për forcimin e ba...
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...