Të dielën e Bajramit, PD organizoi tryezën e rrumbullakët me të rinjtë, nga ku Sali Berisha premtoi rikthimin e ‘trurit’ në atdhe dhe angazhimin e tyre në qeveri.
Kryedemokrati kërkoi që fushata të jetë shëmbëlltyrë e fytyrës së të rinjve, kjo pasi në lista sipas tij janë përfshirë 58 kandidatë nën moshën 40 vjeç.
“Idea e kthimit të trurit, u diktua prej largimit të trurit. Ne u përballëm me një largim, një eksod të madh gjatë viteve të fundit. Këta të rinj do të jenë pjesë substanciale e administratës së ardhshme. Do të jenë pjesë substanciale e qeverisjes tonë dhe ne kemi shumë nevojë për kontributin e të rinjve. Ai kontribut është jetik”, tha ai.
Berisha bën fajtorë socialistët për dëbimin e shqiptarëve, ndërsa ju bëri thirrje të rinjve që votën tia japin PD se me ardhjen në pushtet do zhbllokojnë tik tokun.
“Vendimi i parë do të jetë hapja e Tik Tok sepse duke goditur këtë platformë për qëllime censure, të gjithë duhet ta dinë se çdo diktaturë fillon me censurën. Kur ti nuk duron atë që duron kundërshtari, atëherë ke një problem me veten”, tha ai./tch
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...