Berisha u rikthye në Dibër, për fushatë elektorale. Jo dhe aq entuziast sa herën e kaluar.
“Përshëndetjet më të papërzemërta …më të përzemërta për mbështetjen e madhe që me keni dhënë mua dhe PD”
Për të fshehur thinjat, doktori në Bulqizë, veshi një kasketë minatori, por zbuloi gjëra te tjera. Por sërish, mosha mbetet kompleksi i tij në këtë fushatë, sidomos kur ia përmend kundërshtari.
“Rama në Devoll tha, Berishën e ka bërë mosha të rrjedhur, unë i them se, jo ti nuk je i rrjedhur, po hajde këtu të dalim para këtyre, ballafaqohemi, mos dil me Lamborginin e Noizit.
Por Berisha e pranon. Misioni vazhdon, por mosha bën të vetën.
“Nuk kam unë ambicie në këtë moshë për pushtet. Unë i kam përmbush detyrat e mia, i kam bërë. Por unë e ndjej mision”
Entuziazmin e munguar të doktorit, e shfaqi Xhelal Mziu. Mesa duket fjala cyryk, ngjit me shume kur e permend ne diber
“Agron Malajn, Rama e ka shpërblyer për shërbimet për 21 janarin. Por ai ccyryku do përfundojë në burg”
Dhe këtu mziu e permbylli me thelbin e programit te pd.
“Ne do ti shembim këta qelbësira.“/abcnews.al
Rama mesazh urimi për fundvit: Rruga drejt BE-së është e pak...
“Gati për festë”, me një fotografi familjare Osmani uron qyt...
Haradinaj: Faleminderit për urimet tuaja e gëzuar për të gji...
Aksident hekurudhor në Peru, humb jetën një person dhe 40 të...
Kurti uron Vitin e Ri: Ju siguroj një vit të ri të sigurt dh...
Detaje nga aktakuza kundër 21 personave për Masakrën e Reçak...