“Një stacion e kemi kapur më datën 7 korrik. Opozita është tashmë në këmbë”.
Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha në një takim me intelektualët për të diskutuar problematikat e sektorëve të ndryshëm në vend, që nga vota e Diasporës te pavarësia e gjykatave.
“Qytetarët dhanë një mbështetje masive, por ajo është vetëm një stacion, stacione të tjera janë për t’u marrë. Kam shumë dëshirë të dëgjoj mendimet tuaja, të dëgjoj opinionet. Ju jeni vokal, njerëz me fibër politike dhe me interesa të qarta në mbrojtje të interesit publik, me prononcime të qarta. E gjykova të mos kalojmë direkt në shkëmbimin e mendimeve për etapat e ardhshme”, tha Berisha.
Ai përsëriti qëndrimin e tij për instalimin e një regjimi në vend, ku akuzoi Ramën se po përdor çdo mënyrë për të mbajtur pushtetin.
“Një gjë, kemi një kundërshtar i cili nuk respekton asnjë parim, përveç mendimeve të tij, dëshirave të tij, nuk ka respektuar këto 8 vitet e fundit asnjë marrëveshje. Dhe marrëveshjet me të që të gjitha janë përmbysur pas firmosjes. Por kështu ne nuk mund të shkojmë. Ne po jetojmë instalimin e një regjimi që nuk njeh ligj, që nuk njeh asgjë, që përdor çdo gjë kundër kundërshtarëve, përdor gjithçka për të mbajtur pushtetin, kalon nga skandali në skandal sikur kalon nga suksesi në sukses, njëlloj”, theksoi Berisha./A2
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...