Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon plantacionet me kanabis në Smokthinë të Vlorës.
Përmes një fotoje të publikuar në rrjetin social Facebook, Berisha thotë se sinjalizimi ka ardhur nga një qytetar i cili ka fotografuar sipas tij parcelat me drogë në këtë zonë të thellë të Lumit të Vlorës.
Edhe në këtë rast deputeti demokrat akuzon ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, duke lënë të nënkuptuar se këto parcela nuk janë asgjësuar nga policia pasi janë nën mbrojtjen e ministrit, të cilin Berisha e quan “Saimir Shullazi”.
“Fotografi dixhital denoncon plantacione masive kanabisi në Smokthinë, arat e Sajmir Shullazit”, – shkruan Berisha.
Edhe lideri i opozitës Lulzim Basha ka denoncuar më herët përmes fotove në Facebook, se policia nuk po asgjëson parcelat me kanabis në fshatin e origjinës së Tahirit në Tepelenë, por vetë ministri reagoi duke thënë se bëhej fjalë për montazh, pasi Basha sipas tij kishte fshirë nga fotot efektivët që po asgjësonin drogën.
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri
Gjermania arreston pesë të dyshuar për furnizim të firmave r...