Nëpërmjet një statusi në profilin e “Facebook”-ut, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim në lidhje me një pjesë të mirë të administratës publike.
Berisha shkruan se 13 bashki të vendit dhe një seri institucionesh nuk kanë paguar sigurimet për punonjësit duke i trajtuar si skllevër. Për Berishën ky është një akt kriminal nga shteti i Noriegës dhe i bën thirrje Prokurorisë të hetojë.
Statusi i plotë i Sali Berishës:
Vetë shteti në të zezë, sistem skllavërie!
Të dashur miq, mediat njoftojnë se 13 bashki të vendit dhe një seri institucionesh publike nuk kanë paguar sigurimet shoqërore për punonjësit e tyre duke i mbajtur ata në të zezë si skllevër të vërtetë. Ky është një akt kriminal, antikushtetues në shtetin e Noriegës, që meriton ndëshkim ligjor shembullor.
Kjo është vepër e vjedhjes, shpërdorimit të buxhetit të shtetit direkt nga drejtuesit për përfitime personale. Ligjet e vendit parashikojnë ndjekje penale për sipërmarrësit privat që mbajnë qoftë dhe dy punëtorë të pasiguruar, kurse në shtetin e Noriegës, në sektorin buxhetor janë mijëra punonjës të pa siguruar.
Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe sistemin e skllavërisë shtetërorë, i bëj thirrje prokurorisë të vendos menjëherë para ligjit këta drejtues të korruptuar!
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...