Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e komentoi për herë të parë rezultatin e zgjedhjeve në Shkodër, ku koalicioni “Bashkë Fitojmë” humbi si asnjëherë më parë gjatë 32 viteve të fundit.
Berisha tha se në Shkodër janë hedhur dhjetëra milionë euro, si dhe qytetarët votuan nën rrethimin e bandave të lidhura me qeverinë.
Pyetjes së gazetarëve nëse do të japë dorëheqjen, Berisha zgjodhi t’i përgjigjej duke thënë se kurrë “nuk dorëzohet përpara krimit”.
“Shkodra votoi nën pushtim të vërtetë. Të gjitha pollet e kundërshtarëve tani, por dhe tonat, e nxirrnin Bardh Spahinë 14 ose 16 pikë përpara. Kurrë, unë nuk tërhiqem përpara bandave të krimit shtetëror dhe joshtetëror. Shkodra është shembulli më i shëmtuar ku u votua nën rrethim nga banditët e Edi Ramës. Në Shkodër u përdorën dhjetëra milionë euro. Jam i bindur se qytetarët e Shkodrës nuk do ta pranojnë pushtetin e krimi”, tha Berisha.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...