Ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, ka hedhur akuza të ashpra ndaj gazetarit kosovar, Baton Haxhiu, duke thënë se ai i shërben Serbisë.
Akuzat e Berishës vijnë pasi Albin Kurti një ditë më parë deklaroi se Baton Haxhiu është ndërmjetës i Beogradit te Edi Rama.
“Albi Kurti u tha shqiptarëve një gjë që në Kosovë e dinë në mënyrë absolute. Njerëzit kanë memorie kur Milloshi (Sllobodan Millosheviq, v.j.) e thirri në Hagë dhe i tha se ti ke bashkëpunuar me Stanishiqin. Ky njeri merr funksion kryesor ndërlidhës midis Edvinit (Ramës) dhe (Aleksandar) Vuçiqit”, ka deklaruar Berisha në Ora News.
“Ky është një rracist i pështirë. Ata duhet të hanë çokollata që pranë tyre është flamuri serb. Ky është miku i ngushtë i Edi Ramës”, është shprehur Berisha.
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...