Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi do të njihen zyrtarisht këtë të mërkurë me akuzën për çështjen e kompleksit Partizani.
Ish-kryeministrit pritet t’i komunikohet akuza nga Prokuroria e Posaçme e Shqipërisë pas përfundimit të hetimeve.
Berisha, nuk do të paraqitet personalisht këtë të mërkurë në zyrat e SPAK, por do të përfaqësohet me avokatët e tij të cilët do të firmosin mbylljen e hetimeve, shkruan euronews.al
Avokatja Klodiana Gjyzari u paraqit në orën 10:00 në Prokurorinë e Posaçme, për të firmosur mbylljen e hetimeve të dosjes “Partizani”, për financieren Andia Pustina.
E njëjtë avokate mbron edhe ish-kryeministrin Sali Berisha dhe pritet të paraqitet sërish në SPAK në orën 12;00 për të firmosur edhe për ish-kryeministrin dhe për të tërhequr të gjitha aketet hetimore.
Ndërsa në orën 09:00 në dyert e SPAK mbërriti edhe mbrojtësi ligjor i Xhimi Begejas, po për të kryer të njëjtën procedurë.
Prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai kanë thirrur në orën 14a:00 Jamarbër Malltezin, i cili po ashtu do njihet me përfundimin e hetimeve.
Prokuroria e Posaccme të hënën mbylli hetimet për privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”, ndërsa thirri të pandehurit të vinin në SPAK për të firmosur përfundimin e dosjes.
Më herët, struktura e posaçme i komunikoi akuzën pesë të pandehurve, Sali Berishës, Jamarbër Malltezit, Fatmir Bektashit, Andia Pustinës dhe Xhimi Begejas.
Që nga dhjetori i vitit 2023, ish-kryeministri Sali Berisha është nën hetim për korrupsion pasiv në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Ndërkohë, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet në “arrest shtëpiak”, akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...