Gjatë një takimi me gratë në Tiranë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se nëse vjen në krye të qeverisë do të falë çdo gjobë dhe kamatë që është vënë nga viti 1992 deri më 11 Maj.
“Ju e dini që ne kemi premtuar faljen e çdo gjobe për qytetarët shqiptarë që është vendosur para datës 11 maj e gjer në vitin 1992. Çdo gjobë, çdo kamatë zerohet, bëhet inekzistente për çdo gjë. Duam t’i çlirojmë qytetarët shqiptarë nga makthet e padrejtësive që ata kanë përjetuar ndër vite”, tha Berisha.
Kryedemokrati tha se qeveria aktuale kërkonte amnisti për grupet kriminale, ndërsa demokratët do të bëjnë amnisti për qytetarët dhe bizneset e ndershme./TvKlan.al
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...