Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë akuza të forta ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha në një intervistë” në A2 CNN.
Berisha tha se “koha dëshmoi që Lulzim Basha është i pabesë”, pasi sipas tij Basha “u mor me një proces të shpalljes “non grata”, bashkë me Edi Ramën, pa asnjë fakt, dokument apo provë”.
“Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë bërë gjithçka kundër meje. Por, nëse Rama e ka bërë këtë si një kundërshtar amoral, Basha e ka bërë për karrigen e tij. Sepse ai e dinte që po të mos fitonte këto zgjedhje, Sali Berisha nuk do ta kursente”, – tha Berisha.
“T’i besosh Lulzim Bashës, është të gënjesh veten tënde. Çdo gjë që thotë ai, nuk mund të merret për të vërtetë. Njerëzit që kanë përgënjeshtruar Bashën janë njerëz seriozë dhe njerëz që kanë pasur kontakte me ambasadoren Yuri Kim”, – shtoi Berisha.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...