Policia e Beratit ka arrestuar pesë persona të dy familjeve Alibeaj e Dhama, pasi këto familjes janë përleshur me thika mes tyre për mbjelljen e një peme ulliri.
52-vjeçari Kosta Dhama e ka goditur me thikë 18-vjeçarin Altjon Alibeaj, ndërsa më vonë në sherr kanë ndërhyrë Genti e Erjon Alibeaj, së bashku me gruan e 52-vjeçarit Dhama.
Njoftimi i plotë i policisë:
Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti mes dy familjeve.
Arrestohet në flagrancë një shtetas si dhe procedohen penalisht tre të tjerë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat me marrjen e njoftimit se në lagjen “Barrikada” po ndodhte një konfikt shkuan menjëherë në adresën e dhënë ku rezultoi se:
Disa persona, pjestarë të dy familjeve, për motive të dobëta po konfliktoheshin fizikisht me njëri-tjetrin duke përdorur mjete të forta e prerëse dhe për pasojë kishin marrë dëmtime disa shtetas të përfshirë në konflikt të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
Po gjatë konfliktit shtetasi K.Dh, ka plagosur rëndë me mjet prerës shtetasin A.A., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.Dh., 52 vjeç banues në Berat, si dhe u proçeduan shtetasit G.A., 46 vjeç, E.A., 44 vjeç, dhe M.Dh., 38 vjeçe .
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale për shtetasin K.Dh “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Plagosje e lehtë në bashkëpunim” për 3 shtetasit e tjerë.
Tërnava: Po tentohet njollosja e UÇK-së dhe barazimi me regj...
RENEA konfirmon vendin në elitën botërore, Shqipëria garon m...
Zyrtare/ Drita transferon Kemehlo Nguena
43 ditë pas zgjedhjeve, KQZ sonte i certifikon rezultatet e ...
Supremja refuzon të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-...
Sindikatat e punëtorëve të të gjitha kategorive mbështesin M...