
Deputeti i PS, Ben Blushi, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte miratuar pa pranine e opozites shtyrja e reformes territoriale deri ne 31 korrik.
Deputeti Ben Blushi është zgjedhur kryetari i partisë LIBRA. Nëpërmjet një votimi elektronik brenda partisë Blushi ka arritur të marrë 95% të votave, kundrejt kandidatit tjetër Neritan Seferkolli me 5% të votave
LIBRA zgjodhi edhe 20 anëtarët e saj, të cilët gjithashtu u zgjodhën përmes votimit elektronik.
Deklarata e LIBRA
Komisioni i Garancive Statutore, në përfundim të procesit të votimit brenda LIBRA-s, për Kryetar dhe anëtarë të Bërthamës shpall rezultatet e votimit. Për herë të parë në Shqipëri është aplikuar një sistem votimi tërësisht elektronik, i garantuar, i fshehtë, i drejtpërdrejtë dhe demokratik me standardet më të larta. LIBRA kreu zgjedhjet e para për organet drejtuese, zgjedhje të cilat rezultuan demokratike dhe një shprehje e lirë e vullnetit të anëtarëve të LIBRA.
Nga votimi kanë rezultuar:
Në përputhje me Statutin LIBRA nga kandidatët për Kryetar rezulton fitues kanidati që ka marrë më shumë vota.
Në përputhje me Statutin neni 11, i cili parashikon kriterin e barazisë gjinore në anëtarët fitues të Bërthamës, rezultojnë fitues 15 femra që kanë marrë më shumë vota dhe 15 meshkuj që kanë marrë më shumë vota.
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...