Kreu i LIBRA-s, deputeti Ben Blushi ka reaguar lidhur me dhunimin e një personi nga Policia e Korcës, vetëm sepse thirri “Rroftë Ben Blushi” para kryeministrit Rama.
Përmes një status në Facebook, Blushi i drejtohet personit që pretendon se është dhunuar nga policia, Niko DInos, ku edhe pse nuk e njeh personalisht, i thotë të durojë edhe gjashtë muaj. Blushi i referohet këtu mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 18 qershor 2017, ku ai shpreson që Rama të mos jetë më në pushtet. Në statusin e tij Blushi bën edhe ironi, kur thotë se i ka mësuar rrugët e Korcës Ramaës duke vijuar me një shprehje “në vend që të baresë, lëshon qentë kundër bariut”.
“Ndjesë Niko Dinkos! Ky është Niko Dinko, një banor i Korçës të cilin nuk e njoh. E kanë rrahur sot në mesditë në furgonin e policisë pasi ka thirrur emrin tim ndërkohë që Edi Rama ecte në rrugë. I kërkoj ndjesë Niko Dinkos që ja kam mësuar rrugët e Korçës Edi Ramës. Siç thonë në Korçë, në vend që të baresë, lëshon qentë kundër bariut. Duro edhe gjashtë muaj Niko. Gëzuar Krishtlindjet!”, shkruan deputeti Blushi, teksa publikon edhe foton e Niko Dinkos.
Ademi në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit 2025”...
“Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan”, Joseph: K...
Deri 40 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Hamza nga Prizreni: Me qeverisjen time, një fillim i ri për ...
Barça e mbyll vitin me fitore, triumfon në udhëtim tek Villa...
Zarf gri në shtëpi! Çfarë pritet të ndodhë?