Administrata është në presion, por deri këtu nuk ishte dëgjuar të shkonte. “Shuplaka” mëson një rast të tmerrshëm, jashtë çdo ndjenje njerëzore të limitit se ku mund të shkojë kontrolli.
Një punonjëseje në një institucion shtetëror, emrin e të cilit nuk po e publikojmë për të ruajtur të punësuarën, i ka ndërruar jetë gjyshja e saj.
Pasi komunikoi me drejtuesit për të marrë leje, të paktën një ditë për ta përcjellë në banesën e fundit, ata jo vetëm që nuk i dhanë një ditë, veçse vetëm 3 orë por e tmerruan me kërkesën që i bënë.
“Duhet të fotografosh gjyshen e vdekur në arkivol që ta besojmë”, qe kërkesa e orientuar nga drejtuesi që kishte folur me specialistët e ministrisë që tashmë ka marrë në drejtim Partia Demokratike.
Punonjësja e gjendur përballë këtij presioni ka fotografuar gjyshen e ndjerë.
Këto ditë fushate ka patur disa shkarkime nga Task-Forca për drejtues që ata mendojnë se janë përfshirë në fushatë por kjo nuk ishte dëgjuar ndonjëherë.
Deri ku mund të shkojë presioni?! A është normale që drejtuesit të bëjnë kërkesa të tilla për të besuar edhe hallet më njerëzore?!
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...