Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, nisi sot një vizitë zyrtare në Kalabri me ftesë të “Institutit Rajonal për Komunitetet Arbëreshe”.
Begaj ka parashikuar një seri takimesh me banorë të komunave arbëreshe dhe autoritetet drejtuese italiane.
Ky është turi i dytë i vizitës zyrtare pas asaj të zhvilluar tetorin e shkuar, ku u diskutuan nisma për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës dhe kulturës arbëreshe.
Kjo vizitë përkon me 100-vjetorin e Anselmo Loreccio-s, një nga figurat e larta arbëreshe, veprimtar i çështjes shqiptare që përbashkoi atdhetarët e Rilindjes Shqiptare.
Gjithashtu, Begaj do të marrë pjesë në inaugurimin e vendosjes së monumenteve të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeu, në ato komuna ku ky simbol ka munguar deri tani, në vijimësi të përpjekjes për të materializuar historinë identitare të kombit e për ta përçuar atë të brezat e ardhshëm./abcnews.al
“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Përparim Gruda direkt në Pre...
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë
Bekë Berisha thotë se do të shkojnë në seancë: Nuk i njoh dy...
Nis seanca për presidentin, sërish pa opozitën
Gola thotë se orientimi i VV’së është për zgjedhjen e Feride...
Seanca e thirrur nga VV për zgjedhjen e Presidentes nga ora ...