Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj uroi sot besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri.
”Urime katolikëve shqiptarë dhe atyre të gjithë botës për zgjedhjen e Papës së ri!” shkroi Presidenti Begaj në profilin e tij zyrtar në llogaritë sociale në platformën X dhe facebook.
”Shpreh bindjen, – vlerësoi Presidenti i Republikës, – se Ati i Shenjtë, Papa Leoni XIV, do të kontribuojë me gjithë fuqinë dhe autoritetin e tij në shërbim të kauzës sublime të forcimit të klimës së bashkëjetesës paqësore të të gjitha besimeve.”
Në emër të shqiptarëve Presidenti Begaj uroi që papa Leone XIV të jetë nën mbrojtjen e Zotit për realizimin e misionit të tij të shenjtë në krye të Vatikanit.
Kardinali Robert Francis Prevost u zgjodh sot papë, me emrin Leone XIV./atsh
Erion Veliaj bën kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës: Më...
KQZ planifikon që deri në fund të janarit të përmbyllë rinum...
Shpallet në kërkim i dyshuari për tentim vrasjen në Gjakovë
Trump s’ka plane ta vizitojë Parisin, thonë nga Shtëpia e Ba...
AUV-i njofton ndalimin e importit të shpezëve të gjalla dhe ...
Francisco Neto prezantohet si lojtar i Llapit