Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e Pashkës, duke përcjellë një mesazh të ngrohtë shprese dhe paqeje.
Ai uroi që kjo ditë e shenjtë të sjellë gëzim, paqe dhe bekime në familjet shqiptare, duke theksuar se Pashka është një moment reflektimi dhe besimi në fuqinë e së mirës.
“Gëzuar Pashkën! Pashka është besimi se e mira fiton mbi të keqen, mundimi mbi padrejtësinë, dashuria mbi forcën dhe drita mbi errësirën. Pashka është besimi se jeta është forca e pashtershme që na udhëheq. Pashka është shpresë dhe gëzim. Kjo festë na kujton se Zoti nuk na braktis kurrë dhe se dashuria e Tij është më e fortë edhe se vdekja,”, uron presidenti Begaj.
Pashkët janë festa më e madhe e krishterimit, që kremton Ringjalljen e Krishtit pas kryqëzimit. Ajo përfaqëson besimin se jeta triumfon mbi vdekjen, drita mbi errësirën dhe dashuria mbi forcën.
Pashkët janë ditë shprese, faljeje dhe rilindjeje shpirtërore. Pashkët na ftojnë të besojmë në fuqinë e së mirës, të pajtimit dhe të unitetit, duke e kthyer këtë ditë në një moment reflektimi dhe gëzimi.
Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje
Trump: Falënderimi i takon Allahut, e marta “ditë ferri” për...
Ambasada e SHBA-së: Pashkë të gëzueshme dhe të bekuara për t...
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit...