Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është takuar me zëvendës sekretarin e Kombeve të Bashkuara, Guy Ryder.
Begaj bën të ditur se kanë diskutuar për penën që po bën Shqipëria për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.
“Takim konstruktiv me Guy Ryder, zv. Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së. Diskutuam për punën që Shqipëria po bën për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshem (OZhQ), për respektimin e të drejtave të njeriut, si dhe për çështje që lidhen me sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë”, shkruan presidenti shqiptar.
Begaj shton se e ka siguruar që Shqipëria e mbështet plotësisht organizimin e Samitit për të Ardhmen si një iniciativë që ofron mundësi për arritjen e OZhQ./Arbresh.info/
Tymi i madh në Obiliq, KEK: Probleme të përkohshme në elektr...
Flick flet rreth lëndimit të Yamal
Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, shkak dyshohet një sh...
Sulmi i madh rus ndaj Ukrainës vret katër persona
Aplikoi me patentë-shofer serb fals për konvertim në të Koso...
Kalim ilegal i kufirit në Han të Elezit, ndalohen tre person...