Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar me deputetin e Luginës së Preshevës në Serbi.
Me anë të një postimi në “X”, Begaj tha se kanë diskutuar për shqetësimet me të cilat përballen shqiptarët e Luginës, shkruan Arbresh.info.
‘’Me Shaip Kamberin, deputetin e Luginës së Preshevës në Serbi, diskutuam për shqetësimet me të cilat përballen shqiptarët në këtë trevë’’, ka shkruar Begaj.
E sigurova se presidenti i Republikës së Shqipërisë, qeveria dhe institucionet shqiptare janë në mbështetje të plotë të çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ka shtuar ai./Arbresh.info/
Me Shaip Kamberin, deputetin e Luginës së Preshevës në Serbi.
Diskutuam për shqetësimet me të cilat përballen shqiptarët në këtë trevë.
E sigurova se Presidenti i Republikës së Shqipërisë, qeveria dhe institucionet shqiptare janë në mbështetje të plotë të çështjes së… pic.twitter.com/UoxffQBRHt
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) November 12, 2024
Cana: Lojtarët e Kosovës kanë bërë diçka të jashtëzakonshme
Ministri i Sportit pret në takim homologun turk para ndeshje...
Sylvinho para miqësores ndaj Ukrainës: Jemi të mërzitur, nuk...
Fisnik Asllani me postim emocionues para përballjes ndaj Tur...
Policia rrit prezencën, K9 në terren para ndeshjes Kosovë-Tu...
BBC: Kosova në eufori ndërsa ëndërron historinë e Kupës së B...