Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi sot një takim me akademikë nga Shqipëria e Kosova. Në takim ishin të pranishëm: Justina Shiroka Pula, Kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Skënder Gjinushi, Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, si dhe akademikë nga të dyja vendet.
Kreu i Shtetit i përgëzoi kryetarët e akademive për bashkëpunimin e deritanishëm në projekte që nxisin promovimin e elementëve identitarë kombëtarë dhe në adresimin e problemeve bashkëkohore shoqërore.
Në mënyrë të veçantë, Presidenti i Republikës shprehu përgëzime për projektin më të madh të dy akademive dhe instituteve albanologjike: Enciklopedinë e shqiptarëve.
Kreu i Shtetit vlerësoi se akademikët kanë rol thelbësor në ruajtjen, promovimin e identitetit kombëtar dhe atij gjuhësor shqiptar.
Presidenti Begaj çmoi temat e konferencave të fundme të përbashkëta të organizuara nga dy akademitë, veçanërisht ato të demografisë, si tema me rëndësi për sigurinë kombëtare.
Presidenti i Republikës garantoi akademikët se do të kenë gjithmonë mbështetjen e tij si Kryetar Shteti dhe të institucioneve shqiptare për çdo projekt që synon promovimin e historisë sonë kombëtare përmes fakteve dhe të vërtetave shkencore.
Jasir Asani është larguar nga Irani pas ngjarjeve të fundit:...
Kancelari gjerman pritet të takohet me Trumpin
Si e arsyetoi Gjykata vendimin që tre të dyshuarit që u kapë...
Forcimi i ligjshmërisë së komunave, Krasniqi nënshkruan rreg...
Kosova dhe Luksemburgu drejt thellimit të bashkëpunimit në m...
Slogane nacionaliste vendosen në objektin e Ambasadës së Kos...