Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj mori pjesë sot në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara së bashku me liderët e mbledhur në Sevilja të Spanjës.
Në fjalën e tij, Begaj u shpreh se Shqipëri janë të angazhuar në zhvillimin e aftësive dhe fuqizimin e të rinjve.
“Financimi për zhvillim të qëndrueshëm duhet të ketë në qendër mirëqenien e njerëzve. Politikat ekonomike dhe drejtësia sociale janë të pandara. Në Shqipëri jemi të angazhuar në zhvillimin e aftësive dhe fuqizimin e të rinjve, në zgjerimin e mbrojtjes sociale dhe përmirësimin e garantimit të shërbimeve cilësore të kujdesit shëndetësor dhe arsimor”, ka thënë ai.
Presidenti Begaj foli për reformat e ndërmarra nga Shqipëria, duke nënvizuar se procesi i financimit për zhvillim është më shumë se një agjendë në kuadrin teknik.
“Si një vend në zhvillim me orientim të qartë reformues, Shqipëria ka shënuar përparime të dukshme në nxitjen e rritjes gjithëpërfshirëse, forcimin e qeverisjes demokratike dhe rritjen e llogaridhënies. Investimet në arsim, shëndetësi, infrastrukturë digjitale dhe energji të rinovueshme janë kthyer në përparësinë tonë strategjike”.
“Po zbatojmë reforma fiskale për të rritur transparencën dhe paanshmërinë në sistemin tatimor, si dhe po punojmë në mënyrë të intensifikuar për të siguruar që shpenzimet publike të jenë të orientuara drejt përmbushjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”, është shprehur ai.
Begaj gjithashtu u shpreh se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një përparësi strategjike e tyre.
“Shqipëria i bashkohet gjithnjë e më shumë zërave në rritje për një arkitekturë financiare globale të reformuar që të jetë më gjithëpërfshirëse, më përfaqësuese dhe më e aftë për të përballuar krizat e shumta dhe të ndërlidhura që karakterizojnë kohën në të cilën jetojmë”.
“Financimi për zhvillim nuk duhet të mbetet një slogan. Shqipëria njeh, gjithashtu, rolin thelbësor që ka bashkëpunimi rajonal në çlirimin e potencialit për financim të zhvillimit. Ne jemi aktivisht të angazhuar në nisma që forcojnë tregtinë rajonale, përmirësojnë infrastrukturën ndërkufitare dhe nxisin ndarjen e dijes ndërmjet vendeve fqinje. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një përparësi strategjike e vendit tone”, u shpreh tutje presidenti shqiptar./abcnews.al
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...