Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, po merr pjesë në konferencën “Aqaba Process Ballkan III”, ku është takuar me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II, dhe homologun e tij bullgar, Rumen Radev.
Në këtë ngjarje, Presidenti Begaj theksoi angazhimin e Shqipërisë për paqen dhe sigurinë afatgjatë, duke besuar fuqishëm në rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
“Shqipëria, duke besuar në fuqinë e dialogut dhe bashkëpunimit, është e përkushtuar për paqen dhe sigurinë afatgjatë. Si pjesëmarrëse aktive në Aleancën Globale dhe në platforma kundër terrorizmit, Shqipëria është shndërruar në një model ekspertize rajonale dhe një histori suksesi, me strategjinë e saj gjithëpërfshirëse kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Faleminderit Presidentit Radev dhe Madhërisë së Tij, Mbretit Abdullah, si bashkëorganizatorë të këtij forumi”, tha Begaj./Arbresh.info
Hapet në BQK ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngj...
Arrestohet në Kosovë një person me urdhërarrest ndërkombëtar...
Mourinho optimist para përballjes me Real Madridin
Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti ...
Sekuestrohet një armë zjarri në Kaçanik, shoqërohet në polic...
Szoboszlai në radarin e Realit – Liverpooli i ofron kontratë...