Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka emëruar në detyrë Besart Kadia, ambasador rezident të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit.
Më parë, Begaj liroi Blerta Kadzadej nga detyra e ambasadores jorezidente e Shqipërisë në Azerbajxhan, e cila aktualisht mbanë detyrën e ambasadores rezidente të shtetit shqiptar në Turqi.
Po ashtu, Kadzadej mbanë detyrën e ambasadores jorezidente të Shqipërisë në Kirgistan, Republikën Islamike të Pakistanit, Gjeorgji, Afganistan dhe Kazakistan.
Gjithashtu, Begaj, dekretoi sot emërimin në detyrë të Artemis Malo, ambasador rezident të Republikës së Shqipërisë në Kanada./Arbresh.info
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...