Presidenti Bajram Begaj, në 582-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës u shpreh se kjo ngjarje përfaqëson një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, ku “triumfoi bashkimi mbi përçarjen, përgjegjësia mbi ambicien personale dhe interesi i përbashkët mbi interesin individual”.
Sipas Kreut të Shtetit, edhe pas 582 vitesh, Besëlidhja mbetet një standard i sjelljes politike dhe institucionale, një kujtesë se forca e kombit shqiptar nuk ka qëndruar vetëm në trimëri, por në bashkërendim, vizion dhe udhëheqje me përgjegjësi.
“Besëlidhja e Lezhës është një moment i rëndësishëm historik ku triumfoi bashkimi mbi përçarjen, përgjegjësia mbi ambicien personale, interesi i përbashkët mbi interesin individual.
Sot, 582 vite më pas, ajo mbetet një standard sjelljeje politike dhe institucionale. Një kujtesë se forca jonë si komb nuk ka qëndruar vetëm në trimëri, por në bashkërendim, vizion dhe udhëheqje me përgjegjësi.
Nën frymën e vizionit të Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, shqiptarët vepruan si një trup i vetëm dhe u bënë pjesë e historisë evropiane të qëndresës, dinjitetit dhe lirisë”, shkruan Begaj.
Historia e Besëlidhjes së Lezhës
Më 2 mars 1444, në Katedralen e Shën Kollit në Lezhë, aty ku sot ndodhet memoriali i Skënderbeut, u mbajt Besëlidhja apo Kuvendi i Lezhës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të mesjetës shqiptare dhe të gjithë historisë sonë kombëtare. Në këtë kuvend, menjëherë pas kthimit nga Turqia, Skënderbeu mblodhi për herë të parë në historinë mesjetare shqiptare të gjitha principatat për t’u përballur me sulmet osmane.
Në Kuvendin e Lezhës morën pjesë principata nga veriu në jug, ndër më të rëndësishmet Arianitasit, Dukagjinasit, Balshajt dhe Topiat, si dhe përfaqësues nga Mali i Zi. Kuvendi vendosi komandant të përgjithshëm të Lidhjes Gjergj Kastriotin Skënderbeun, duke njohur autoritetin e tij politik dhe ushtarak.
Pas këtij bashkimi, udhëheqësi legjendar drejtoi për 25 vite me radhë rezistencën kundër pushtimit osman. Besëlidhja i dha jetë shtetit më të fuqishëm mesjetar të Arbërit, duke forcuar identitetin dhe vetëdijen kombëtare.
Qyteti nuk përfaqësonte kryeqendrën e ndonjë principate shqiptare, çka shmangte rivalitetet dhe forconte idenë e barazisë mes princave. Kjo konsiderohet edhe si një veprim diplomatik i zgjuar i Skënderbeut, duke pasur parasysh rolin që Venediku mund të luante si faktor mbështetës në Evropë.
Besëlidhja e Lezhës mbetet një mesazh aktual: 2 marsi 1444 nuk është thjesht një datë historike, por një thirrje për unitet kombëtar. Në një kohë kur shpesh harrohen mësimet e së shkuarës, kjo ngjarje kujton se e sotmja dhe e nesërmja ndërtohen mbi themelet e djeshmes.
Haxhiu tregon se a është e gatshme për të parën e shtetit, n...
Rashiq: Askush nuk dëshiron zgjedhje të reja
Kamberi dhe Sinani: Padia në Strasburg një hap drejt drejtës...
E dhimbshme: Vdes pas operimit foshnja që u dërgua për shëri...
Ambasadorja shqiptare në Izrael: Situatë e tensionuar, 12 sh...
Më 5 mars mbahet seancë solemne për 28-vjetorin e Epopesë së...