Benet Beci, kandidat për zgjedhjet e 14 majit në Shqipëri, përballë kundërshtarit Bardh Spahia, deklaroi se nuk e ka qejf politikën për shkak se nuk gjen shumë racionalitet në të dhe zbuloi arsyen pse ka hyrë në garë për Bashkinë e Shkodrës.
Beci: E gjeta shumë me vend idenë që ne të ngrinim nivelin e punëve tona sepse koha e kërkonte, se ishim akoma më mirë se institucionet dhe ishim më të besueshëm që të kalonim në projekte si ajo e transformimit të qyteteve. Ne kemi dy projekte të bëra në kohë të ndryshme, komplementar me njëra- tjetrën, të cilët kanë bërë të arrihet një zhvillim.
Grida: Është rast shumë interesant i joti, e urren politikën?
Beci: Nuk dua ta them që e urrej, çështë e vërteta nuk gjej shumë racionalitet në politikë. Dhe si menaxher dhe si profesionist duket sikur më pengon. Dy armiqtë e rrugëve janë uji dhe politika, ka qenë një shprehje kur ishte fjala për vendimmarrje të gabuar. Që do të thotë se shpeshherë politika kur nuk është racionale e dëmton zhvillimin ose suksesin.
Grida: Ndërkohë je futur në një garë politike.
Beci: Nuk e kam qejf politikën./tch
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...