BE me 145 mijë vaksina për Shqipërinë deri në fund të gushtit

10:16 | 15 Qershor 2021

Deri në fund të muajit Gusht, në Shqipëri pritet që të vijnë 145 mijë doza vaksine anti-Covid nga Bashkimi Europian. Në një postim në rrjetet sociale, ambasadori Luigi Soreca thotë se BE do të vijojë të ndihmojë vendin tonë derisa të gjithë të jenë të sigurt.

“Rreth 6 mijë vaksina BioNTech/Pfizer të mundësuara nga Austria mbërritën në Tiranë natën e kaluar me dorëzimin javor të vaksinave të financuara nga BE. Do të jenë 145 mijë deri në fund të gushtit. Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë Shqipërinë derisa të gjithë të jenë të sigurt”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara