Tekstili, sahatët, stolitë: Tregu i falsifikimit po zgjerohet nga Azia në Europë, duke i sjellë dëme të konsiderueshme kësaj të fundit, shkruan “Der Spiegel”.
Konkretisht prodhuesit europianë humbin çdo vit rreth 60 miliardë euro nga produktet e falsifikuara. Lajmi është konfirmuar edhe nga institucionet e BE-së, ku produktet më të prekura janë tekstili, orët, atletet, parfumet dhe kozmetika. Tendenca ka për të falsifikuar çdo markë, pavarësisht nëse bëhet fjalë për mallra luksozë, përcjell albinfo.ch.
Nga prodhimi pirat, vetë Gjermania humb 8.3 miliardë euro. Nëse vijon ky trend, atëherë dëmet mund të shtohen deri në 85 miliardë euro.
Si vende origjinë të prodhimit pirat përmenden Kina, Hong Kongu, Turqia dhe Greqia, ndërsa mallrat e falsifikuara aterojnë në Shqipëri, Marok dhe Ukrainë për t’u transportuar më pas drejt BE.
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...