Më shumë siguri, kjo është ajo qe Shqipëria përfiton nga vënia e një baze detare, siç është ajo e Porto Romanos, në funksion të NATO-s.
Kështu deklaroi Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në RTSH.
“Duke patur prezentë në Shqipëri një bazë ajrore taktike apo bazë detare që janë në funksion të Aleancës i jep nga pikëpamja e sigurisë, një siguri më të madhe për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe turistët do të vijnë edhe më shumë duke ditur që Shqipëria është e qëndrueshme. Nga pikëpamja gjeostrategjike, pozicioni i Shqipërisë u vlerësua edhe stërvitjes Defender 21 dhe kuptohet që distanca pë rtë aksesuar Detin e Zi është e lidhur me investimin strategji të Korridorit 8. Gjithë kjo gjë bëhet e mundur përmes një investimi të qëndrueshëm dhe i jep rëndësi gjeostrategjike gjithë rajonit”, tha Presidenti.
Pas takimit me komandantin e NATO-s, gjeneralin Christopher Cavoli, Begaj tha se është në planet e NATO-s që baza detare e Porto Romanos të përcaktohet si bazë mbështetëse për Aleancën dhe se tashmë pritet të marrë miratimin politik.
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve
Zyrtare: Xabi Alonso merr drejtimin e Chelseat
Zhduken katër turistë italianë në Maldive, humb jetën edhe z...