E shtuna ishte një ditë mbjelljesh në Parkun e Madh të Liqenit Artificial.
Pas pastrimit dhe ndërtimit të gjithë pedonales dhe korsisë së dedikuar për vrapim dhe biçikleta, ka nisur edhe pyllëzimi i gjithë pjesës jugore të parkut.
Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, falë edhe kontrtibutit të donatorëve të ndryshëm, mbolli sot rreth 200 fidanë bimësh dekorative përgjatë gjithë pedonales së re. Siç shihet edhe nga fotot, e gjithë pedonalja është mbjellë me pemë në të dyja anët e saj, çka do të bëjë që në një të ardhme të afërt ajo të jetë e mbuluar krejtësisht nga gjelbërimi. Kjo edhe për faktin që pemët e mbjella sigurojnë një gjelbërim në të gjithë muajt e vitit.
Bashkia e Tiranës për të tretin vit radhazi po organizon një fushatë të gjerë mbjelljesh, teksa këtë vit synon të mbjellë 150 mijë pemë./abcnews.al/
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj