Bashkia e Tiranës, përmes një deklarate, ka reaguar për veprimet e protestuesve në Tiranë sot, pranë Parkut të Lodrave të Fëmijëve, duke thënë se “Aspiratat e qytetit nuk mund të pengohen nga vandalët e zhurmshëm”.
Veprimet e protestuesve, Bashkia e Tiranës i ka quajtur veprime vandalësh të udhëhequr nga eksponentë të Partisë Demokratike.
“Sot, një grup i vogël njerëzish, me veprime vandalësh, u përfshinë në dëmtime masive të pronës publike, të pronës së përbashkët te të gjithë qytetarëve të Tiranës, duke sulmuar e prishur objekte për të penguar sërish punimet për Parkun e Lodrave të Fëmijëve. Të udhëhequr nga eksponentë të Partisë Demokratike, për të disatën herë kanë dëmtuar pronën e qytetit, duke krijuar dëme materiale dhe vonuar punimet për të ofruar një shërbim të munguar, që është një ëndërr e fëmijëve të qytetit, por edhe e prindërve, gjysheve, gjyshërve tanë. Një minorancë e zhurmshme po i kundërvihet aspiratave të shumicës së qytetarëve që e duan zhvillimin e qytetit. Janë të njëjtit njerëz që për 4 vjet e lanë qytetin të dergjet në plehra, rrugë e trotuarë të degradojnë, ndriçimin e qytetit dhe të vetë parkut të shuhet, që lanë lokalet të mbijnë si kërpudha në të gjithë hapësirën e parkut, ata që deri dje e hëngrën parkun e Tiranës nga të gjitha anët, që nuk mbollën asnjë pemë e që s’lanë pemë pa hedhur përtokë, që hapën gropa për pallate shumëkatëshe, të cilat ende i qajnë që ju mbetën veç gropë, sot veshin petkun e dashnorëve të pemëve dhe që sot, duke servirur informacione të pavërteta, duke trumpetuar tmerre të paqena, duan me çdo kusht që Parku i Lodrave për Fëmijët të mos mbarojë”, thuhet në deklaratën e Bashkisë së Tiranës.
Sipas Bashkisë së Tiranës, ata që protestuan sot nuk e duan zhvillimin e vendit dhe se çdo sukses i Bashkisë së Tiranës është provë e dështimit të Lulzim Bashës.
Në deklaratë thuhet se mirëmbajtja e tanishme e qytetit të Tiranës tregon se Basha ka dështuar.
“Kjo është arsyeja e vërtet ë përse i janë turrur parkut të lojërave. Bashkia e Tiranës mbetet e vendosur për të vijuar për t’i shërbyer çdo ditë qytetarëve dhe për të sjellë projekte që përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve të Tiranës. Aspiratat e qytetit nuk mund të pengohen nga vandalët e zhurmshëm” thuhet në deklaratë.
Sot në tiranë, Shoqëria civile protestoi ndaj projektit të Bashkisë së Tiranës tek zona e Liqenit Artificial, ku pritet të ndërtohet një park për fëmijë.
Gjatë protestës, protestuesit tentuan të prishin gardhin rrethues tek vendi ku është planifikuar ndërtimi i parkut të fëmijëve.
Të pranishëm ishin edhe pjestarë të forcave të rendit të cilat edhe shoqëruan për në stacion disa protestues.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...