Bashkia e Fierit me anë të një reagimi në rrjetet sociale i ka bërë thirrje shoferit i cili transportoi familjen e prekur me koronavirus, që të vetizolohet dhe të kërkojë ndihmë nga mjekët.
Gjithashtu, bashkia njofton se është mbyllur dhe izoluar edhe dyqani ku familja e infektuar ka kryer pazaret gjatë kësaj kohe.
Reagimi i Bashkise se Fierit:
Në vijim të masave të ndërmarra për parandalimin e virusit COVID-19,
?i bëjmë thirrje shoferit që ka transportuar familjen e Eduart Sulo nga Zogu i zi në Dërmënas që të vetëizolohet dhe të kërkojë menjëherë ndihmën mjekësore, pasi kjo familje është e prekur nga virusi. Transporti i kësaj familjeje është bërë në datën 3 mars, rreth orës 7:00.
Ndërkohë u morën masat menjëherë nga NjA Darzezë, duke njoftuar mbylljen dhe izolimin për arsye sigurie edhe të dyqanit ku kjo familje ka kryer pazaret gjatë kësaj kohe. Policia po punon edhe për gjetjen e vajzës së familjes, banuese në Qenas, e cila u ka ka sherbyer gjatë kësaj kohe prindërve.
Kërkojmë bashkëpunimin e të gjithëve për të kuptuar rëndësinë e kësaj situate dhe respektimin e rregullave bazbazë:
�qëndrimin në shtëpi dhe higjenë maksimale personale për veten dhe të tjerët.
“Dita pa makina”, Rama: Sot Prishtina iu bashkua kryeqendrav...
Rrënohen tri furrave të gëlqeres në Shtime
Shtetas serbë të dyshuar për hapjen e tunelit në gjykatën ma...
Nis epokë e re te Gjermania, zyrtarizohet trajneri i Kombëta...
Gjermania e Franca me propozime jozyrtare për reformën e BE
Goditet me raketë baza detare e Rusisë në Detin e Zi