Bashkia e Durrësit ka nisur mbrëmjen e sotme një aksion për lirimin e hapësirave publike në plazhet e qytetit, të cilat janë zaptuar në mënyrë abuzive nga subjekte apo individë të ndryshëm.
Ky operacion vjen si pjesë e masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror.
Në një njoftim zyrtar, Bashkia bën me dije se çadra dhe shezlongë të vendosur pa leje janë larguar nga zonat publike të plazhit, të cilat janë të dedikuara për përdorim nga të gjithë qytetarët dhe pushuesit.
“Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik nisëm aksionin për lirimin e plazheve publike nga çadrat dhe shezlongët e vendosur në mënyrë abuzive nga persona të ndryshëm, duke i zaptuar këto hapësira që janë të dedikuara për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.
Autoritetet vendore theksojnë se ky aksion do të vijojë përgjatë gjithë vijës bregdetare të Durrësit, me qëllim garantimin e një plazhi të lirë dhe të aksesueshëm për të gjithë pushuesit.
Bashkia u bën thirrje të gjithë subjekteve dhe individëve të respektojnë hapësirat publike dhe të mos kryejnë zaptime të paligjshme, pasi këto zona janë pronë e përbashkët dhe duhet të jenë të disponueshme për të gjithë./A2cnn
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...