Grupimi i Sali Berishës në Partinë Demokratike dhe Partia e Lirisë e kryesuar nga Ilir Meta, dorëzuan mbrëmjen e së mërkurës dokumentacionin për regjistrimin e koalicionit në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Ndërkaq, dokumentacionin do ta dorëzojnë edhe dy partitë e tjera opozitare, Partia Demokristiane (PDK) dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ).
Emri i koalicionit do të jetë “Bashkë fitojmë”.
Më herët gjatë ditës së sotme, Berisha është shprehur se koalicioni për zgjedhjet e 14 majit do të përfshijë shumë parti, ndërsa shtoi se do të merret për bazë rekordi elektoral.
“Koalicioni do të përfshijë të gjithë spektrin e djathtë si koalicion politik. Koalicioni i gjerë do të jetë në shumë parti. Do të merret për bazë rekordi elektoral. Do të dalim fitimtar.”- tha Berisha./euronews
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...